Aplikacion
Investitorët parashikojnë një rritje të furnizimit të tregut, pasi të dhënat në SHBA treguan një rritje surprizë të rezervave gjatë javës së kaluar.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 73.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 71.7 dollarë për fuçi.
Të dy ranë me rreth 2% , pasi Reuters raportoi se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur një marrëveshje mbi kuotat e prodhimit.
Bisedimet mes OPEC dhe aleatëve të tjerë dështuan në fillim të këtij muaji, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe kundërshtuan shtyrjen e afatit për uljen e prodhimit përtej muajit prill të vitit 2022.
Megjithatë, analistët e Goldman Sachs, Citi dhe UBS parashikojnë se furnizimi i tregut do të jetë i ulët edhe në muajt në vijim edhe nëse OPEC+ finalizon marrëveshjen për rritjen e prodhimit.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezervat e naftës bruto ranë për të tetën janë me radhë, gjatë javës së kaluar, por rezervat e benzinës dhe të naftës së distiluar u rritën, një shenjë që tregon se kërkesa po ngadalësohet.
SHQIPERIA
Në Shqipëri cmimi i naftës vijon të pësojë rritje. Të gjithë furnizuesit i kanë shtrenjtuar karburantet me afro 10 lekë për litër.
Si në cdo rast, grosistët justifikohen me rritjen e cmimit ne bursat ndërkombëtare. Por kur në bursa cmimi ulet, në Shqipëri ky ndryshim nuk reflektohet në shumicën e rasteve, ose reflektohet me vonesë. Ndryshe ndodh kur cmimi rritet, pasi edhe në tregun shqiptar, rritja është e menjëhershme.
Pavarësisht këtyre manovrave që rëndojnë mbi konsumatorin, autoritetet në Shqipëri heshtin, ose janë të pafuqishme për të vepruar kundër grosistëve, të cilët përfliten për lidhje të ngushta me qeverinë. /Zoom.al