zoom

Aktualitet

Nafta, benzina dhe gazi ulen sërish/ Bordi përcakton çmimet e reja

Nga pasditja e kësaj të enjteje, nafta, benzina dhe gazi do të blihen më lirë.

Sipas vendimit të Bordit të Transparencës, një litër naftë do të kushtojë 169 lekë, pra 3 lekë më lirë se çmimi i mëparshëm.

Ulje me 3 lekë për litër ka pësuar edhe çmimi i benzinës, e cila do të tregtohet për 172 lekë/litër.

Ndërsa për gazin Bordi ka vendosur ta zbresë çmimin me 4 lekë për litër, duke u tregtuar kështu për 62 lekë/litër.