Aplikacion
“Ora News“ zbulon se dy klube nga Bundesliga gjermane dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e futbollistit beratas në këtë merkato transferimesh. Gjithashtu interes për të ka edhe nga Spanja. Megjithatë Ferencvaroshi nuk ka ndërmend të heqë dorë kaq lehtë nga lojtari më i mirë që ka në skuadër, prandaj synon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij. Klubi hungarez e vlerëson kartonin e Uzunit me 6 milionë euro, çmim për të cilin do ta linte të lirë të firmoste me një tjetër ekip.