Aplikacion
Ky copëtim, sipas aktivistit të Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, është tipik për mënyrën se si ka vepruar deri sot Edi Rama, duke e ndarë vendin dhe pasuritë e tij sipas interesave. Ai e pasqyron në këtë mënyrë atë çfarë po ndodh.
“Myftinë e madh Gylenit, xhaminë e madhe Erdoganit, naftën Netanjahut. Manzën opozitës radikale iraniane. Sazanin Trumpit po fitoi. Melonit Gjadrin që të burgosë afrikanët. Micotaqit, meqë Greqisë i është dhënë qyshmoti kryepeshkopi e ca peshkopë (ashtu siç u “importua” edhe nga Italia ndonjë ipeshkv), i mjafton mbase një shesh i vogël në Dropull për statujën e të atit, krijimi i ca komunave me shumicë greke, dhe ftesa e paprecedentë nga Tirana për të vizituar Himarën. Durrësin sheikëve nga Gjiri, ndërsa gjirin e Vlorës sheikëve nga Korça. Plus edhe një mikroshtet bektashi që të mund të menaxhojë ca imunitete e financa të caktuara.
Në vitin 2013 Anri Sala shfaqi veprën e tij tepër interesante në Venedik, me titullin “Ravel, ravel, unravel”.
Po në atë vit artisti i asociuar me Anri Salën, Edi Rama, filloi çinstalacionin me titull “Unravel, unravel, unravel”- shkruan Zaimi. /Zoom.al