zoom

Aktualitet

Muzika pas mesnate. Kumbaro zbulon vendimin e qeverisë: Do aplikojmë fasha orare

Qeveria ka miratuar amendimet për sa i përket vlerësimit të zhurmave në mjedis. Ministrja e Turizmit dhe e Kulturës, Mirela Kumbaro tha pas mbledhjes së qeverisë se do të ketë më shumë kontrolle dhe ndarje detyrash mes institucioneve për shmangur ndotjen akustike në ambiente gjatë sezonit të verës.

Siç shtoi ministrja, fashat orare për aktivitetet muzikore gjatë sezonit të verës do të jenë nga ora 12 e drekës deri në 12 të natës. Ky ligj do të kalojë në Kuvend për miratim javët në vijim dhe më pas bashkitë do të përcaktojnë hartën e zhurmave.

Kumbaro tha se do të jenë bashkitë ato që duhettë bëjnë hartat e zhurmave, duke përcaktuar dhe ambiente larg zonave të banuara, ku mund të luhet muzikë edhe pas mesnate.

Kumbaro: “Mbledhja e qeverisë doli me një vendim shumë të rëndësishëm, për amendimin e zhurmave në mjedis, është një punë 1 vjeçare. I dhamë zgjidhje një problemi të akumuluar prej vitesh, duke nisur nga ky sezon, do të kemi një kontroll shumë më të rreptë, fasha orare më të kufizuara, dhe kompetenca më të zgjeruara të policisë së shtetit, me mjetet e duhura, për të kontrolluar ndotjen akustike.

Bashkitë kanë për detyrim që të përcaktojnë hartën e zhurmave. Do të ketë një ndarjë të kompetencave mes policisë bashkiake, me mjetet e duhura të akredituara. Një ndarje më e qartë e kompetencave, për ti dhënë fund atij topit që hidhej nga një institucion në një tjetër. Fashat orare për muzikë do të jenë nga ora 12 e ditës në orën 12 të natës, do të ketë penalitete për bizneset që nuk i aplikojnë këto norma.”

Nuk do të ketë muzikë pas orës 12?

Kumbaro: Muzika nuk ka qenë e kontrolluar me parametrat e parashikuar nga OBSH, nuk ka qenë një limit për ndotjen akustike. Bashkitë duhet të përcaktojnë zonat brenda territorit të tyre ku mund të ketë muzikë përtej mesnatës, që duhet të jenë larg zonave ku banohet, ku flihet. Kjo do të sjellë një riorientim të bizneseve për të gjetur ambiente të tjera dhe për tipologjinë e aktiviteteve të tyre. Nuk po shpikim rrotën, thjesht po ndjekim rregulla që ndiqen në vende.