Aplikacion
Ai ka nënvizuar mungesën e kallëzimeve nga institucionet publike, si një nga problematikat me të cilat përballet Prokuroria e Posaçme. Kreu i SPAK po prezanton në Kuvend raportin vjetor, ku ka renditur disa nga problematikat e SPAK dhe BKH.
Dumani tha se një pikë tjetër është mungesa e hetuesve të BKH dhe numri i lartë i rasteve të mbartura. “Masa arrest me burg që kemi kërkuar ne janë vetëm 29 përlind të totalit. Numri total i të paraburgosurve nga SPAK zë vetëm 8.5 përqind nga numri i përgjithshëm.
“Shqetësimet tona janë: Mungesa e përcaktimit ligjor të statusin të prokurorit pas përfundimit të mandatit, mungesa e këshilltarëve ligjor, adresimi i ngarkesës së shtuar sipas pikës 8 neni 178/ b të Kushtetutës ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e papërfunduara të vlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencave të komisionerëve publikë.
Mungese referimeve nga insitucioneve publike, shtimi i hetuesve të BKH, numri i konsiderueshëm i hetimeve të mbartura, mungesa e kompetencave për shqyrtimin e kërkesave nga institucionet e huaja. Gjithashtu mungesa e kompetencave vendore e gjykatave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazë hetimi për subjektet e posaçme”, u shpreh ai ndër të tjera.