Aplikacion
“Silva, mikja ime e dashur, historia siç ne të gjithë e dimë, shkruhet mes faktesh dhe jo komentesh a fjalësh. Teatri i operas publikoi fotot e 3 ftesave përmes 3 emaileve, që drejtoresha artistike e teatrit tonë i ka dërguar Invës dhe ajo nuk është përgjigjur.”
Në lidhje me mospërmendjen e Avni dhe Nina Mulës në dokumentarin me titull “Rikonstruksioni”, Çela tha:
“Ndërsa përsa i përket fjalëve se prindërit e Invës, artistët e shquar Avni dhe Nina, nuk janë përmendur në dokumentarin me titull RIKONSTRUKSIONI, dua të të informoj që nëse e ke parë këtë dokumentar, do lexoje që në fillim të tij këtë frazën: Ky dokumentar nuk merr përsipër të tregojë historinë e teatrit të Operas, por RIKONSTRUKSIONIN. Dhe në fakt si mund të rrëfehet historia 65-vjeçare e një teatri në 30 minuta dokumentar sa ç’ishte kohëzgjatja e tij.”
Në intervistën e saj për Tiranapost, Inva Mula tha se “mospjesëmarrjen time si protagoniste në skenë do t’ua fal të gjithëve. S`ka gjë se unë kam akoma vite për ta rikuperuar, por që mos të flitet për Nina dhe Avni Mulën, këtë nuk e fal dot. Nuk e fal dot. Nuk është çështje falje, por e them me plot gojën që kjo më ka trishtuar shumë.”
Sopranoja, pa përmendur emra, u shpreh se do të donte që “teatri të udhëhiqej nga njerëz profesionistë”.