zoom

Aktualitet

“M’u lut të mos e bëja, por e qëllova në kokë”, Henrik Hoxhaj tregon si e vrau Dorjan Shkozën

Durrësit u trondit mbrëmjen e 2 marsit të vitit 2020, ku dy persona u ekzekutuan me armë në lagjen nr.14 Nishtulla. Viktima të ngjarjes mbetën Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Së fundmi autorët dhe organizatorët e kësaj vrasje, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani kanë dëshmuar para hetuesve këtë ngjarje të rëndë. ABC ka siguruara dëshminë e Henrik Hoxhajt. Ai ka treguar me detaje se si do kryhej vrasja.

Në lojë për vrasjen e Dorjan Shkozës ishin 70 mijë euro, ndërsa ai vetë do të merrte 35 mijë. Sipas Henrik Hoxhajt vrasjen do e kryente për pak lek pasi bëhej fjalë për çështje personale. Përveç Henrik Hoxhajt, Nuredin Dumani për të kryer “punën” kishte pajtuar edhe Eljon Bitrin nga Elbasani, vëllai i Lulzim Bitrtit i cili u vra disa kohë më parë në Elbasan.

Eljo ka qenë në drejtimin e makinë me të cilën u krye vrasja. Në këtë vrasje janë përdorur tre armë dy pistoleta të thjeshta dhe një me mulli. Duke udhëtuar nëpër Nishtullë, ata kanë pikasur objektivi më të cilët janë shkëmbyer paralel.

“ Unë i thash të mos i jepte gaz por të kthehej. Kur u kthyem Eljo më tha se personi që do vrisnim qenka në trotuar pasi ai e njihte. Unë i thash që mbaje makinën dhe sapo Eljo ndaloi unë kam qëlluar me dy pistoleta pa e hapu xhamin e makinës. Në këtë moment njëri nga dy personat ra në tokë ndërsa objektivi Dorjan Shkoza bërë disa hapa dhe më pas ra në tokë. Kam dalë nga makina dhe i plagosuri më tha se nuk jam unë. Unë e pyeta Eljon nëse është ky apo jo dhe ai mu përgjigj që ai ishte, atëherë e kam qëlluar dy herë të tjera në  kokë. Më pas hipa në makinë dhe jemi larguar . Unë mora makinën time për në Tiranë dhe kalova edhe një postbllok policie por u largova. Armët i kemi lënë në makinë dhe Eljo e ka djegur në Shkumbin.” mësohet të ketë thënë Henrik Hoxhaj.

14 të akuzuarit që janë në arrati

Ervis Martinaj

Florenc Çapja

Talo Çela

Eljo (Ervis) Bitri

Festim Qoli

Alban Bengasi

Elvin Merlika

Alket Xhixha

Marjus (Suel) Lulaj (Çela)

Agron (Kamber) Mehja

Aleks Çela alias (Tom Qorri)

Agim Gjini

Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)

Abedin Mama (Dine Çami)

 

9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP

  1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
  2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
  3. Altin Ndoci, 35 vjeç
  4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
  5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
  6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
  7. Ilirian Feci, 47 vjeç
  8. Enver Diva, 43 vjeç
  9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

 

9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit

  1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
  2. Leonard Palushi, 41 vjeç
  3. Gentian Sharra, 48 vjeç
  4. Fatos Gosa, 54 vjeç
  5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
  6. Petrit Qoli, 51 vjeç
  7. Agron Qoli, 52 vjeç
  8. Agron Qafa, 48 vjeç
  9. Asllan Plaku, 30 vjeç/abcnews.al/