Aplikacion
Dyshohet se Ryyan Alwan është goditur disa herë me thikë nga bashkëshorti i saj, Fadi Alwan 49 vjeç, i cili pas krimit është arratisur nga Shqipëria.
Çifti palestinez jetonin në Gjermani dhe kanë mbërritur në Rinas më datë 19 shkurt, ku në aeroport te kontrolli i pasaportës janë prezantuar me dokumente greke.
Pasi kanë rezervuar një taksi në apartamentin e marrë me qira, ku dyshohet se 3 ditë më vonë ndodhi edhe krimi tronditës. Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49 vjeçari shfaqet nduke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës.
Po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë. Dyshimet janë se vrasja është kryer më 22 Shkurt, ndërsa trupi i pajetë i Ryyan Alwan u gjet 5 ditë më vonë.
Ka dyshime se palestinezi, 25 vite më i madh se bashkëshortja e tij, fillimisht e ka dhunuar Ryyan Alwan dhe më pas e ka vrarë me thikë.
Trupin e ka mbuluar me një çarçaf dhe ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares e më pas është larguar në drejtim të Greqisë.
Ende nuk dihet arsyeja se pse çifti palestinez që i përkisnin besimit islam kishin udhëtuar drejt Shqipërisë.
Dyshues për policinë është edhe fakti se ku kanë prenotuar banesën me qira nuk kanë dhënë dokument identifikimi pronarëve të banesës.