Aplikacion
Autori Roberto Gleboni ka vrarë gruan e tij Giusi Massetti, vajzën e tyre 26-vjeçare, si edhe ka plagosur dy djemtë e tyre të moshës 13 e 14 vjeç.
Pasi ka dalë nga banesa ka qëlluar edhe fqinjin e tij, i cili njëkohësisht është edhe pronari i banesës ku jetonin viktima.
Më pasi ai ka shkuar në banesën e së ëmës duke e qëlluar me plumb në kokë. Autori, në fund, ka drejtuar armën nga vetja duke kryer vetëvrasje.
Katër të plagosurit, dy djemtë e mitur, nëna e viktimës dhe fqinji u dërguan në spital. Një nga djemtë dhe fqinji ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.