zoom

Aktualitet

Moti i keq dhe acari, dëbora mbulon Dardhën dhe disa zona të Korçës

Moti i keq ka përfshirë vendin prej disa javësh me stuhi shiu dhe ere. Por ulja e temperaturave ka sjellë dimrin e parakohshëm në disa zona dhe dëborën e parë në qarkun juglindor të Korçës, në lartësinë mbi 1300 m.

Pika turistike e Dardhës është zbardhur nga reshjet e dëborës, nga km i 7 deri në kilometrin e 12.

Dardha tashmë është zbardhur nga dëbora dhe sigurisht kjo do jetë një nga arsyet që këtë fundjavë turistët të zgjedhin pikërisht Korçën.

Sakaq, është punuar që prej mëngjesit të sotëm për pastrim dhe kriposje, dhe nuk raportohet për probleme me qarkullimin.