Aplikacion
Me synimin për mosbindje civile, disa prej tyre u nisën drejt Bashkisë së Tiranës, ndërsa të tjerë janë drejtuar te Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe selia e Partisë Socialiste.
Gjatë marshimit, protestuesit bllokuan kryqëzimet, duke penguar qarkullimin normal rrugor.
Ndërsa në selinë rozë hodhën molotovë dhe flakadanë, duke përfshirë nga zjarri fasadën e selisë.
Molotovë janë hedhur edhe në drejtim të efektivëve të policisë, duke rrezikuar jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, policia hodhi gaz lotjsjellës ndaj tyre për të qetësuar situatën.