zoom

Aktualitet

Mosbindja civile/ Policia: Deri më tani janë dëmtuar 10 efektivë, ndaloni sulmet

Policia e shteti ka reaguar rreth 2 orë pas nisjes së protestë së opozitë ku janë shënuar akte të dhunshme në disa ambjente.

Në njoftim bëhet e ditur se deri më tani janë lënduar 10 efektivë të policisë, ndërsa bëhet thirrje për protestuesit të ndalin sulmet ndaj uniformave blu dhe institucioneve shtetërore.

Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.