zoom

Bota

Mori humbje historike në zgjedhje, kryeministri Rishi Sunak dorëhiqet si kreu i Konservatorëve

Siç pritej, laburistët triumfuan në zgjedhjet legjislative të thirrura vetëm gjashtë javë më parë nga kryeministri konservator Rishi Sunak dhe rikthehen në Downing Street pas 14 vitesh.

Partia Laburiste fitoi 412 vende, ndërsa konservatorët vetëm 120, rezultati më i keq në historinë e tyre. Një disfatë që e bindi ish-kryeministrin Rishi Sunak të jepte dorëheqjen si kryetar partie dhe t’i kërkonte falje vendit për humbjen e tij në zgjedhje.

“Do të takoj së shpejti Madhërinë e Tij për t’i ofruar dorëheqjen time si kryeministër i vendit. Dua të them para së gjithash se më vjen keq,” tha ai, duke folur jashtë Downing Street.

“Unë i kam dhënë gjithçka, por ju keni dërguar një sinjal të qartë se qeveria në Britaninë e Madhe duhet të ndryshojë dhe mendimi juaj është i vetëm që ka rëndësi. Kam dëgjuar zemërimin tuaj, zhgënjimin tuaj dhe kam marrë përgjegjësinë për humbjen”, tha Sunak.

Avokati i të drejtave të njeriut Keir Starmer do të jetë kryeministri i ri.

Suksesin e ndërtoi duke synuar qendrën e moderuar dhe atdhetare, e rindërtoi partinë pa premtime të forta: seriozitet, stabilitet, siguri, më shumë taksa për gjigantët e naftës dhe shkollat ​​private, një milion e gjysmë shtëpi të reja. Ai e gjen veten duke udhëhequr një vend me një ekonomi anemike dhe shëndet publik të shkatërruar. /ZOOM.AL/