zoom

Lajme

“More vesh?!” Sara po kërkon të bëhet nuse, çfarë i tha Bardhit publikisht…

Ka qenë pjesë e jurisë në sezonin e pestë të “She’s on Top” dhe të gjitha vajzat konkurrente i ka parë me një mori veshjesh.

Edhe pse është e mësuar me modelingun dhe televizionin, edhe për Sara Gjordenin, s’mund të ishte një finale e zakontë. Së pari, sepse bashkë me të, sot ishte edhe Bardhi (në skenë, jo në prapaskenë) dhe, së dyti, sepse bukuroshet në garë ishin të veshura … me fustan të bardhë.

Pas sfilatës së “nuseve”, Sara, duke shfrytëzuar edhe ndjeshmërinë e shtatzënisë, i komplimentoi ato për veshjen dhe u shpreh se ajo mezi po e pret këtë çast: “Mezi po pres të bëhem nuse”, tha ajo dhe kaq u desh që mesazhi të shkonte në prapaskenë, aty ku Bardhi vijonte të ndiqte spektaklin.

Por Sara nuk e la me aq. Si këmbëngulëse, ajo vijoi me pyetjen: “More vesh?”, duke iu drejtuar me të qeshur partnerit të saj.

Çfarë u kuptua, është e qartë edhe për ju apo jo?

Bardhi, partnerja po të kërkon një propozim, publikisht! Nëse ende nuk është kryer, është koha, ndoshta, për të vepruar.

Apo pasi të lindë vajza, Bardhi ka menduar, me siguri, edhe një surprizë më të madhe për dy dashuritë e tij të mëdha?

Postime të lidhura