zoom

Lajme

Monika Kryemadhi s’arrin të marrë vilën tek Kodra e Diellit. Lihet në fuqi sekuestro

Gjykata e Lartë ka lënë të pandryshuar vendimin për sekuestrimin e vilës së Monika Kryamdhit.

Gjykata ka rrëzuar rekursin e deputetes Monika Kryemadhi, e cila kërkonte rrëzimin e dy vendimeve të Shkallës së Parë dhe të Apelit të GJKKO për sekuestron e vilës.

Në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit hoqi sekuestron për vilën e nënës së Kryemadhit, po tek rezidenca Kodra e Diellit në Tiranë. Vila iu rikthye Fatime Kryemadhit në Apelin e GJKKO, ndërsa në Shkallën e Parë ishte pranuar kërkesa e SPAK për sekuestrimin e dy vilave.

Ndaj Kryemadhit dhe Metës rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, në çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA, ndërsa ndaj tyre ka nisur edhe hetim pasuror.

Postime të lidhura