zoom

Aktualitet

(Tjetër VIDEO) “Është në besën time”/ Momenti i dorëzimit të vrasësit të policit në Fier

Pas më shumë se 48 orësh në arrati u arrestua Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili qëlloi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia.

I riu u dorëzua vetë në polici, pas negociatave me familjen. Në pamjet e filmuara, autori i krimit shfaqet i qetë dhe përshëndet me dorë të afërmit.

Në videon e re, familjarët dëgjohen teksa i thonë Azgan Mërnicës “po të luajti njeri atje…”, ndërkohë që shoferi i makinës civile thotë se “është në besën time”, por ende nuk është i qartë roli i tij, nëse është polic apo familjar.

Mbrëmjen e djeshme u publikuan pamjet e para të vetëdorëzimit të autorit.

“Në pamundësi për t’u larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier,”- raportoi policia.

Njoftimi i policisë:

Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.

Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës. Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu.

Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar.

Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore dhe procedurale me autorin e dyshuar, Azgan Mernica.

Postime të lidhura