zoom

Aktualitet

Momenti i arrestimit të Astrit Avdylit. Kreut të bandës së Shijakut iu rrethua shtëpia, tentoi…

Ditën e sotme është arrestuar koka e bandës së Shijakut Astrit Avduli. Policia shpërndau edhe pamjet nga momenti i akzionit dhe ndalimit.

I kërkuari i dosjes “Revanshi”, por edhe për çështje të tjera penale, tentoi arratinë gjatë rrethimit, por pa sukses. Atij iu gjet edhe një armë pistoletë me fishekë.

Policia konfirmoi se ai u kap në banesën e tij në Shijak, ku ishte kthyer pas arratisë së gjatë. Avdyli cilësohet si kreu i organizatës që drejton, kryesisht në trafik droge dhe krime kundër personit. Së fundmi pjesë e dosjes së SPAK me 50 persona dhe 7 grupe kriminale.

Mësohet se ai është arrestuar në ambientet e shtëpisë së tij në Shijak. Në momentin e arrestimit, i është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë e cila ishte pa leje.

Astrit Balliu (alis Avdyli, Sulejmani) u arrestua për dosjen 339 për sasinë prej 200 kg heroinë që u sekuestrua në Has në tetor të 2018 dhe që tashmë ndodhet në burg në pritje të gjykimit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Astrit Balliu është pjesë e grupit Avdyli. Teksa rezulton edhe i dënuar me 12 vite nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “vrasja me paramendim”. /ZOOM.AL/