zoom

Aktualitet

Mohon lidhjen me Kejvina Kthellën, rrëfehet Redjan Rraja: Makinën nuk ia kam blerë unë

Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ka folur përpara hetuesve bë lidhje me automjëtin “Audi”, që SPAK i ka sekuestruar modeles Kejvina Kthella.

Rraja mohon të ketë lidhje me automjetin e modeles dhe deklaron se “Audi” është në pronësi të saj dhe jo të tij. Ai mohoi kategorikisht që të ketë ndihmuar Kejvina Kthellën në blerjen e automjetit luksoz.

“Kam pasur marrëdhënue miqësie ne Kthjellen, por asgje tjetër. Ajo makinë ka qenë më emeër mbiemer të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti”, tha Rraja.

Në lidhje me të ardhurat e tij, Rraja tha se kishte tre klinika stomatologjike dhe se siguronte deri në 200 milonë lekë të vjetra në vit.

“Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia”, tha ai.