Aplikacion
E të fundit që kanë bashkuar forcat për një projekt të ri janë Majk Kaveli dhe Bardhyl Idrizi, ose siç njihet ndryshe dhe thjesht Bardhi.
Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur dyshja duke postuar në “Instastory”, prapaskenat e videoklipit. Ajo çfarë ra në sy ishte prezenca e modeles seksi, Kejvina Kthella.
Ajo do të jetë protagoniste në klipin e këngëtarëve. Modelja nga ana tjetër ka postuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto provokuese mbi shtrat, shkëputur nga xhirimet e klipit.
“Pak dashni ama ama”, shkruan Kthella krahas postimit. Me prezencën e Kejvinës dhe temperaturave të nxehta të verës, pritet që kënga të jetë ritmike./L.K
/Zoom.al