zoom

Të gjitha

Armina Mevlani përgënjeshtron lajmin se ndodhet me pushime në Dubai

Modelja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka rënë disa herë pre e sulmeve apo thashethemeve që lidhen me jetën e saj private. Duke qenë nuse në familjen Berisha, shpesh herë figura e saj është tentuar të përfshihet nga mediat online në politikë.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi kur bukuroshja ka hasur në një lajm të rremë, që tregonte se modelja po kalon disa pushime në Dubai.

“Berisha në krye të protestës kundër rritjes së çmimeve, Armina Mevlani pushime luksoze në Dubai”, lexonte titulli i cili përfshinte një fotografi të dy vajzave me bikini në det.

Ndërkohë me të parë këtë, modelja Mevlani e publikoi në InstaStory, duke e përgënjestruar faktin se është ajo në fotografi.

“Po mirë turp nuk keni që gënjeni? Media paçavure që hani bukë vetëm mbi gënjeshtra tërë jetën? Nuk po gjeni lajme dhe e mbushni me mashtrime? Dhe për më tepër vendosni fotografi të njerëzve të tjerë duke thënë që jam unë”, ka shkruar Armina në reagimin e saj.

Bukuroshja shqiptare vazhdon të jetë pjesë e panelit të diskutimit në emisionin shumë të ndjekur të TCH, “Goca dhe gra”.