zoom

Aktualitet

Mjeshtri i arratisjeve! Si u largua nga Ekuadori Dritan Rexhepi

Dritan Rexhepi ndryshe njihej si mjeshtri i arratisjeve. Të paktën katër të tilla mbajnë emrin e tij, ndërsa mediat italiane kanë zbardhur edhe skemën që shqiptari përdori për t’u larguar nga Ekuadori, ku ishte nën masë sigurie.

Ai ishte dënuar nga autoritetet atje me 13 vite burg për trafik droge, por më pas masa e sigurisë për të u zbut për arsye shëndetësore dhe duhej të qëndronte brenda vendit me çip.

Por duke përfituar nga një defekt në sistemin e burgjeve, Dritan Rexhepi u arratis nga Ekuadori me pasaportë kolumbiane.

Pas largimit të tij nga vendi, hetimet treguan se një person tjetër kishte firmosur në vend të tij sa herë kontrollohej në adresën e banimit, duke i mbyllur sytë policisë.

Para se të mbërrinte në Ekuador, shqiptari ishte arratisur tashmë nga burgjet në Shqipëri, Itali dhe Belgjikë.

Dritan Rexhepi ishte në kërkim ndërkombëtar pasi kishte dënime për vrasje me dashje, trafik droge, rrëmbim, falsifikim dokumentesh udhëtimi, armësh dhe municioni.

Dritan Rexhepi u arrestua në 8 nëntor në një vilë në lagjen luksoze Beylikdüzü, të Stambollit. Atij iu gjetën pistoletë, euro dhe bizhuteri në një kasafortë.