zoom

Politikë

Mjeku Alimehmeti tregon arsyet pse kërkon të garojë për Bashkinë e Tiranës

Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ka shpjeguar arsyet e kandidimit të tij në primaret e Partisë Demokratike, që do të çojnë në emrin e kandidatit për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Alimehmeti tha se kandidimi i tij vjen si pasojë e dhimbjes që ndjen për qytetin, ndërsa pohoi se lidhjet e tij me të djathtën janë që në rrënjë.

“Kandidimi im vjen si pasojë e dhimbjes që ndiej sa herë kaloj në kryeqytet. I mungon një administrim qytetit, një administrim për qytetarin, një administrim i thjeshtë. Kemi nevojë për një administrator . Më vjen krejtësisht natyrshëm për të bërë detyrën që i takon këtij pozicioni”, tha mjeku

I pyetur për me PD, ai u shpreh: “ Familjarisht, prindërit e mi kanë qenë themelues, deputetë, kanidatë për deputetë në PD. Unë kam qenë në disa fushata pavarësisht që nuk e keni parë. Bindjet e mia janë thellësisht të djathta. Jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD sepse mbaroi emergjenca. Ky është momenti për t’u marr me puënt që na takojnë të gjithëve”, tha Alimehmeti.