zoom

Aktualitet

Mjekët tregojnë si është gjendja shëndetësore e Sokol Mëngjesit sot. 3 autorët në arrati

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi vijon të jetë e njëjtë.

Ai ndodhet ende në intubim, por mjekët janë optimistë pasi edema që ka në një zonë të trurit nuk është zmadhuar.

Për momentin, mjekët nuk vlerësojnë se është e nevojshme për të kryer ndërhyrje kirurgjikale.

Nga ana tjetër, policia ka vijuar kontrollet edhe gjatë ditës së djeshme, edhe gjatë natës, por ende nuk ka gjurmë të 3 të shpallurve në kërkim, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku.

Sipas sistemit TIMS, ata rezultojnë brenda vendit. Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që të jenë larguar jashtë vendit në mënyrë ilegale.