Aplikacion
Ditën e sotme i është bërë një skaner dhe burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se gjendja vjen në përmirësim.
Pas 5 ditësh, sot mjekët kanë nisur edhe uljen e medikamenteve që e mbajnë në gjumë, për të nisur tentativat për ta zgjuar nga koma artificiale, e cila zgjat në kohë si proces.
Avokati vijon të jetë në intubim dhe mjekët kanë vendosur që ta mbajnë edhe dy ditë në intubim. Nga skaneri kane vene re një ulje të vogël të edemës, traumës në pjesën e pasme të kokës.
Kujtojmë se prej disa ditësh Sokol Mëngjesi ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës, ku raportohej se ishte në gjendje të rëndë, pasi një grup të rinjsh e dhunuan me mjete të forta në kryeqytet.
Dy persona janë arrestuar, mes tyre i dyshuari si porositës i krimit, Dritan Nano, kurse 3 të tjerët janë ende në arrati. Gjykata i ka lënë të pesë të dyshuarit në masën “arrest me burg”, teksa hetimet janë ende aktive. /ZOOM.AL/