Aplikacion
Këtë mëngjes zona përreth Rinasit është “pushtuar” nga mjegulla e dendur, e cila ka krijuar vështirësi jo vetëm në qarkullimin e automjeteve, por edhe avionëve.
Dendësia e mjegullës është mjaft e madhe dhe shikueshmëria është tepër e ulët. Pothuajse e gjithë zona e Vorës, Fushë-Krujës dhe Krujës ishin të padukshme dhe lëvizja e mjeteve bëhej me vështirësi, kurse uljet në pistë të pamundura.
Mjegulla e dendur ka sjellë edhe probleme në uljen e avionëve, ku siç shihet përmes këtyre fotove të shkëputura nga Flight Radar, avionët bëjnë disa rrotullime përpara se të ulen. Të pakjtën 4 avionë mësohet se patën probleme me uljen, duke u sjellë rrotull për minuta të tëra.
Ndërkohë kujdes duhet të tregojnë edhe të gjithë personat që udhëtojnë nga veriu për në Rinas, Tiranë apo anasjelltas. /ZOOM.AL/