zoom

Aktualitet

Mjegull e dendur dhe reshje shiu, kujdes kur qarkulloni në Rrugën e Arbrit

Që prej mesditës i gjithë Qarku Dibër është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ku intensiteti ka ardhur në rritje gjatë orëve të mbrëmjes.

Ndërkohë, problem mbetet qarkullimi në Rrugën e Arbrit pasi veç reshjeve të shiut, ka edhe mjegull të dendur, çka krijon vështirësi për drejtuesit e automjeteve.

Më problematike situata pataqitet nga fshati Fshat në fshatin Shkallë të Xibrit, ku ndodhen tre tunele të kësaj rruge.

Për shkak të dendësisë së mjegullës, fushëpamja e drejtuesve të mjeteve është e kufizuar.

Policia Rrugore, e cila ishte për të monitoruar lëvizjen, këshillon të tregohet kujdes në këtë segment dhe bypassin e Murrizit, ku po ashtu ka mjegull të dendur dhe për shkak të rrugës së ngushtë, mund të ketë aksidente.

Reshjet e shiut të ditës së sotme nuk kanë krijuar problematika në rrëshqitje të tokës apo të rrugëve.