zoom

Bota

Misteri i UFO-ve! Obama e pranon hapur: Ushtria amerikane ka parë objekte që nuk e dimë çfarë janë

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka konfirmuar ekzistencën e UFO-ve, që lëvizin me një shpejtësi të paparë dhe që nuk krahasohen me asnjë mjet ushtarak të Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se këto gjëra duhen marrë me seriozitet.

Duke folur në “The Late Late Show” me James Corden, Obama pranoi se ka pasur qasje në fotografitë e shkrepura, ku shfaqeshin UFO-t që ndiqeshin nga ushtria amerikane.

“Ajo çfarë është e vërtetë, se ekzistojnë fotografi dhe video të objekteve në qiell që nuk e dimë me saktësi se çfarë janë.

Nuk mund të shpjegojmë se si lëvizin apo trajektoren e tyre. Mendoj se njerëzit duhet marrë me seriozitet këtë çështje dhe të mundohen ta hetojnë dhe të mësojnë se çfarë janë”, ka shtuar Obama.

Ai theksoi se ka qenë kurioz për programin e hulumtimit të qeverisë amerikane, sa i përket çështjes së jashtëtokësorëve në kohën kur kandidonte për president në 2008-ën.