Aplikacion
Denoncimin në polici e ka bërë ditën e djeshme bashkëshorti i 39-vjeçares, me iniciale A. A., teksa dyshon se e shoqja mund të jetë gënjyer apo rrëmbyer me qëllime kriminale, pasi ka marrë edhe fëmijët me vete.
Bashkëshorti ka kallëzuar se e shoqja është larguar nga banesa, ndërsa policia po punon për gjetjen e gruas dhe fëmijëve të tyre të mitur, duke pyetur të afërmit, ushtruar kontrolle dhe lokalizuar nëpërmjet telefonit apo mjeteve të tjera, si rrjetet sociale nëse ka.
“Më datë 03.05.2024, shtetasi E. A., 31 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe, së bashku më 3 fëmijët e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre”, raporton policia zyrtarisht.
Bashkëshorti ka thënë se gruaja nuk kishte motive ta merrte atë vendim ekstrem, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve. /ZOOM.AL/