zoom

Aktualitet

Mister në Shkodër, djali denoncon zhdukjen pa gjurmë të nënës. Çfarë dyshon Policia

Një 48-vjeçare raportohet e zhdukur në rrethana dhe motive ende të panjohura në Shkodër.

Denoncimin për humbjen e gruas e ka bërë djali i saj 21-vjeçar, i shqetësuar për mungesën e pashpjegueshme prej dy ditësh dhe me pamundësi për të aritur lokalizimin e saj fizik apo me telefon.

Policia thotë se po punon për gjetjen e saj, duke nisur kërkimet për kontrollin e numrit telefonik apo profileve në rrjetet sociale.

“Më datë 18.06.2024, shtetasi A. Rr., 21 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, nëna e tij, shtetasja M. Rr., 48 vjeçe. Punohet për gjetjen e 48-vjeçares”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Djali ka dëshmuar se nuk kanë pasur konflikte dhe nuk ka dijeni se ku mund të ketë shkuar e ëma. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura