zoom

Të gjitha

“Të pata thënë, njerëzit janë tranzit…”/ Monika Lubonja thumbon prishjen e miqësisë Ilir-Sabian

Shumë gjera kanë ndryshuar me mbarimin e “Big Brother Vip” dhe mes tyre edhe miqësitë në dukje të forta. Ishin si fillim dyshja Monika dhe Sabian që janë përballur me njëri-tjetrin si në përpjekje për të  sqaruar keqkuptimet e shumta mes tyre.

Mirëpo si duket Sabiani nuk ka ndërruar aspak mendim për Monikën, duke e cilësuar edhe njëherë këtë të fundit si “tradhtare”.

Por mesa duket as Sabiani nuk i ka punët mirë me Ilirin sepse ishte ai vetë që deklaroi se pothuajse të gjithë banorët kanë ndryshuar pas daljes nga emisoni dhe kanë qenë ndryshe nga pritshmëritë e tij. Tashmë ka qenë Monika e cila në një postim thumbon Sabianin dhe miqësinë e tij me Ilirin.

“Ahhh…të pata thënë o shokuuu “ ri rehat ti, se ti dhe unë këtu do jemi bashkë, rrugëve të qyteti tonë…të tjerët tranzit do jenë…vajtje ardhje. Më ra goja duke të të thënë se janë fjalë shumë të mëdhaja të thuash vëlla, motër, besnikëri…por ti prap s’më dëgjove e s’më kuptove… Ahh mos u bëj nevrik tani…shytttt mos lehhh më”-u shpreh në postim ajo./L.K

/Zoom.al