zoom

Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë neveritet nga skandali i Onkologjikut, por s’flet për përgjegjësi dhe masa

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka reaguar për skandalin e madh që u zbulua te spitali “Onkologjik”.

Në një deklaratë për mediat ajo u shpreh se është e neveritur nga kjo histori dhe theksoi se përgjegjësit do të ndëshkohen sipas ligjit.

“Ngjarja e sotme patjetër që të krijon një neveri të madhe. Mbi të gjitha kur bëhet fjalë për jetë njerëzish. Mbi të gjitha kur flasim për punonjësit e sistemit të shëndetësisë të cilët misionin e tyre primar kanë humanizmin, shpëtimin e jetëve të njerëzve. Është një ngjarje e paprecedentë. Jam e neveritur nga kjo histori. Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, sipas procedurave administrative dhe të jetë e qartë njëherë e përgjithmonë që këta lloj personash nuk mund të ndosin bluzat e bardha, nuk mund përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm në të gjithë Shqipërinë dhe këta persona nuk kanë vend në sistemin shëndetësor”, tha ministrja.