Aplikacion
Burime të besuara për Zoom.al bëjnë me dije se Bilali do të bëhet nënë për herë të parë.
Pavarësisht postit, që e shpie drejt ekspozimit të vazhdueshëm mediatik, Bilali ka mundur ta mbajë larg publikut jetën personale. Kështu, nuk dihet se kush është partneri i ministres.
Duket se shtatzënia është arsyeja e veshjeve të fundit të ministres, në daljet publike. Prerje të lira, që i mundësojnë “fshehjen” e linjave.
Edona Bilali do të vendosej muaj më parë nën shënjestrën e rrjeteve sociale, pas një deklarate deliri, ku shprehej se kryeministri Rama ishte në rrugën e duhur për t’u bërë Zeus.
“Zoti Rama vërtet nuk është Zeusi, por unë do ta perifrazoja: Akoma nuk është Zeusi, por është në rrugën e duhur”, do të deklaronte ajo saktësisht, e ftuar në një studio televizive./ Zoom.al/