zoom

Aktualitet

Minatorët protestë te Parlamenti pak para seancës: Pensioni s’na del as për ilaçe, duam statusin!

Minatorët po mbajnë sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, pak para nisjes së seancës plenare, ku pritet edhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ata kanë kërkuar kushte ekonomike dhe statusin e minatorit. Një protestë e ngjashme u mbajt edhe më 1 Maj, bashkë me mësuesit.

Minatorët kanë deklaruar se pensionet që marrin janë tejet të ulëta dhe nuk u mjaftojnë as për të blerë ilaçe e jo për të jetuar.

“Minatorët duan status duan kushte ekonomike. Ju na keni lënë në mjerim dhe tani po vuajmë. Secili nga ne ka 2-3 palë ilaçe me vete. Pensioni qesharak që na keni dhënë nuk na del as për ilaçe”, tha njëri prej tyre.

Protesta mbahet pikërisht minuta para se të nisë seanca parlamentare, ku do ketë debate për Amnistinë Penale. /ZOOM.AL/