zoom

Slider

Miliarderi Jeff Bezos dhe partnerja e tij do të dhurojnë 100 million dollarë për zjarret në Hawaii

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez do të dhurojnë një shumë prej 100 million dollarë për Maui-n, ndërsa zjarret po përhapen në ishullin Havai.

“Mendimet tona janë për të gjitha familjet që kanë humbur kaq shumë dhe një komunitet që ka mbetur i shkatërruar”, thanë miliarderi 59 vjeçar dhe Sánchez në një deklaratë të përbashkët ne Instagram.

“Nevojat imediate janë të rëndësishme, dhe po ashtu është edhe rindërtimi afatgjatë që do të duhet të ndodhë – edhe pasi pjesa më e madhe e vëmendjes të jetë ulur”.

CEO i Amazon tha se kanë krijuar një Fond Maui dhe do të dhurojnë 100 milionë dollarë për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ishullit.