zoom

Sport

Milan nuk di të ndalet në merkato, gjen akordin me yllin e Valencias

Milan po lëviz me shpejtësi në merkato për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

Yunus Musah do të jetë përforcimi i radhës për kuqezinjtë.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që raporton se marrëveshja është arritur mes Milanit dhe Valencias.


Kuqezinjtë do t’i paguajnë 20 milionë euro klubit spanjoll për shërbimet e mesfushorit të talentuar.

Javën e ardhshme do të kryhen testet mjekëore, kurse Musah do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me ish-kampionët e Italisë. /zoom.al/