Aplikacion
Disa vite më parë, tha Meta në studion e “Opinion”, Berisha e telefonoi teksa ai ishte në Durrës dhe nga zëri u duk i shqetësuar.
Sipas tij, Berisha i dha lajmin se ish-kryeprokurorja Ina Rama kishte dhënë urdhrin për arrestimin e tij.
“Më merr Berisha në telefon kur isha në Durrës. Nga telefonata e kuptova që kishte një shqetësim. Berisha më tregon se ish-kryeprokurorja Ina Rama, kishte marr urdhër për të më futur në burg. Ajo kishte dorëzuar në Angli materiale, video dhe audio”, tha Ilir Meta.
Ndërkohë që kreu i PL tregoi se i ishte përgjigjur ish-kryeministrit që të mos të shqetësohej, dhe i kishte dhënë një premtim: Doktor unë të premtoj që edhe nga burgu do të jap më shumë vota për zgjedhjet që ta heqim Edi Ramën nga kryetar bashkie i Tiranës.