zoom

Politikë

Meta: Qeveria po pastron paratë e pista në ndërtim

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se një nga problemet më të mëdha të vendit sot është shpopullimi, të cilën e quajti një nga plagët më të mëdha të shkaktuara nga Rilindja.

Ai foli edhe mbi pastrimin e parave të pista, ku tha se sektori i preferuar për një proces të tillë është ai i ndërtimeve.

Meta shtoi se vetëm në kryeqytet janë 51 mijë banesa të pabanuara ndërkohë që ende jepen leje për ndërtimin e kullave shumëkatëshe.

“Nxitja dhe përfshirja e qeverisë në pastrimin e parave të pista, vërtetohet në Tiranë me lejet për kulla shumëkatëshe që nuk banohen nga askush.

 

 

Sektori i ndërtimit, sektori i preferuar i pastrimit të parave dhe kjo vërtetohet nga 51 mijë apartamente në Tiranë të pabanuara.

Problemi më i madh i vendit është humbja e kapitalit njerëzor,.
Shpopullimi, plaga më e madhe e shkaktuar nga qeveria Rama dhe arsyeja pse po mbahen të fshehta të dhënat e censusit.