zoom

Politikë

Meta: Qeveria i kërkon qytetarëve të ‘shtrëngojë rripin’, por nuk ndal pagesat për inceneratorët

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reguar për krizën ekomomike. Në një postim në ‘Facebook’, Meta shkruan se qeveria i kërkon popullit që të kursejë, por ata vetë shtojnë pagesat për inceneratorët apo koncensionet e tjera.

Meta ka komentuar edhe protestën e pedagogëve, për të cilën thotë se qeveria nuk ua plotëson kërkesat pasi prioritet i tyre është krimi dhe arsimi. Ai shkruan se Partia e Lirisë do të përkrahë protestën e pedagogëve dhesë beson se në fund kauza e tyre për një arsim cilësor do të triumfojë.

“Ndërsa popullit i kërkohet të kursejë dhe shtrëngojë rripin, “Rilindja” e Edvin Ramës vazhdon të shtojë pagesat për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, por edhe koncesionet e tjera korruptive. Për të plotësuar kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve “Rilindja” e ka të pamundur sepse prioriteti i saj është krimi dhe jo arsimi. Partia e Lirisë përkrah kërkesat e ligjshme të pedagogëve e studentëve dhe shpreh bindjen në triumfin e kauzës të tyre për një arsim cilësor, që i jep fund largimit të pedagogëve dhe studentëve nga vendi”, shkruan Meta.