zoom

Politikë

Meta: Problem është kur të shpall unë non grata, s’më kërcet fare! Do jem kryeministër, jam kristal

Kreu i PL-së, Ilir Meta, pas deklaratës publike për riorganizimin e strukturave dhe konventën e 27 prillit, lëshoi akuza ndaj SPAK dhe kreut të tij Altin Dumani, duke nënkuptuar një arrestim apo marrje të pandehur të tij së shpejti.

Më tej ai iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve, duke vijuar me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj qeverisë dhe SPAK. Meta u përgjigj nëse do arrestohej apo shpallej “non grata”, ose nëse dikush e kishte shitur nga partia e tij.

Përgjigja e Metës:

“Së pari kam një pyetje për ju nëse më lejoni; A u dekorua Dvorani nga Sekretari i Shtetit si heroi i antikorrupsionit? Pse nuk ishte në axhendë ai? Edi Rama çau TV kur u dekorua Dvorani. Kam një pyetje; pse Edi Rama e la me 7 pyetje zgjedhjen e Dvoranit. Nuk më kërcet fare jo për Çez-Dia, pasi jam kristal i pastër. Dum Dumani është përpjekur që të falsifikojë një proces. Ka marrë përsipër dhe se do të bëjë namin, dhe para një mentori.

Nuk ka kurajo të merret me aferën e Ramës dhe Damianit me aferën CEZ, por do të merret me ato çështje që kanë qenë të mbyllura, me persona si ai i çmenduri që është dënuar me vendim gjykate për dhunë në familje dhe që del në TV dhe flet, si punëtori i Damianit. Do të jem kryeministër i Shqipërisë dhe do të bëj dhe mandat presidenti, por do të jetë pas disa viteve. Për non-gratat nuk ekziston një shqetësim i tillë.

Problem është kur të shpall Ilir Meta non-grata. Për nongratat nuk ekziston një shqetësim i tillë kurrë për mua. Ky është problem sepse mund të shpallet Ilir Meta non grata. Po u derdh një pikë gjaku në ditën e zgjedhjeve gati non grata, fatmirësisht nuk u derdh. Ilir Meta ka vetëm një problem, të mos tradhtojë Ilir Metën. Më mirë të jesh i tradhtuar se tradhtar. Tradhtarët i përdorin dhe i pështyjnë të gjithë. Kam vetëm informacion që Ilir Meta bëhet së shpejti kryeministër.

I ftoj të më bëjnë fletëthirrje e ju ftoj live të shihni pyetjet që do u bëj prokurorëve të Dum Dumanit”. /ZOOM.AL/