Aplikacion
Meta ka shpërndarë një foto, ku shihen përfaqësues të Partisë Demokratike të drejtuar nga “Rithemelimi” dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë, të cilët tentojnë të “shkulin” gardhin rrethues që ishte vendosur përreth godinës.
Meta shkruan se kjo është opozita e vërtetë, e cila vihet ballë për ballë me regjimin. “Ballë për Ballë me Regjimin! Kjo është Opozita e Vërtetë!” shkruan Meta.
Po ashtu një reagim ka bërë edhe anëtari i PL në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, i cili ishte prezent në proteste. Blushi ka shpërndarë një foto të ngjashme me atë të Ilir Metës, ku shkruan se do ta shkulë nga rrënjët regjimin e kalbur.
“Do ta shkulim nga rrënjët këtë Regjim të kalbur”, shprehet ai. /ZOOM.AL/