Aplikacion
Meta u shpreh se kreu i qeverisë synon izolimin e Berishës me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarjen.
Megjithatë, sipas tij protesta e ka dhënë një mesazh të fuqishëm dhe “përpjekjet e tij për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa”.
“Ju e dini se pak ditë më parë u mor një vendim tepër absurd siç ka qenë gjithë procesi ndaj zotit Beleri. Sa i takon Berishës kam thënë më parë që kjo është një goditje politike e urdhëruar nga Edi Rama dhe që synon izolimin e tij me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarjen, por mitingu i 20 shkurtit ka dhënë një mesazh të fuqishëm dhe përpjekjet e tij për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa.
Shumë shpejt do të rivendoset rendi kushtetues në vend”, u shpreh Meta.
Kreu i PL javët e fundit po zhvillon një tur në qytete të vendit, teksa në konferenca për shtyp ka sulmuar qeverinë për gjendjen ekonomike dhe sociale. /ZOOM.AL/
Mosbindja civile/ Procedohen deputetët e opozitës: Goditje për shkak të detyrës dhe … (Emrat)