Aplikacion
Meta tha se një lëvizje e tillë bëhet për të fshehur përgjegjësitë penale të kryeministrit Edi Rama dhe atyre që përzunë në mënyrë të dhunshme Frencesco Becchettin.
Ai shtoi se kreu i qeverisë është përgjegjësi që po penalizohet taksapaguesi shqiptar.
“Përpjekje për të fshehur përgjegjësitë penale të Ramës dhe atyre që përzunë në mënyrë të dhunshme Becchettin. Në kundërshtim me ligjet dhe garancitë ligjore që ky investitor kishte marrë nga shteti shqiptar. Përpjekje për të fshehur faktin që është Rama përgjegjësi që po penalizohet taksapaguesi shqiptar. Do të diskutohet kjo çështje edhe në Parlament kur projektligji të vijë në Kuvend”, tha ai.
Kreu i Partisë së Lirisë u pyet për arrestimin e kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, tha se qeveria duhet të ishte te rruga Korcë-Ersekë dhe të japë llogari për skandalin. Ai tha se kjo është një mënyrë skandaloze që qeveria fryn kostot e rrugëve.
“Mendoj se e gjithë qeveria dhe shteti duhet të ishte te rruga Korçë-Ersekë, që ka rënë në mënyrë skandaloze, për të cilën kryeministri vetë premtoi se rruga do inaugurohej së shpejti. Falë Zotit që rruga ra përpara se të kalojë makinat. Kjo dëshmon se Rilindja qëllimisht i fryn kostot e rrugëve, për të vjedhur në një mënyrë mizore, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.
Unë e paralajmërova atë që mund të ndodhte me këtë rrugë. Pastaj ndodhi një shembje e dytë dhe u bë përpjekje e madhe për ta izoluar nga fuqia që qytetarët të informoheshin, ishte një gjë e tmerrshme. Aty duket qartë se nuk ka gurë, as stabilitet, por kishte vetëm dhe e kashtë, ishte skandaloze”, deklaroi Meta. /ZOOM.AL/