Aplikacion
Kjo risi synon përdoruesit që duan të krijojnë albume të përbashkëta ose shpërndajnë imazhe HD, përmes shërbimeve si Google Drive.
Deri më tani, përdoruesit mund të shihnin vetëm një mori fotosh të shpërndaara në një bisedë dhe s’mund t’i organizonin. Tashmë ata mund t’i ndajnë fotot dhe videot në bisedat në grup sipas tematikës që duan. Për ta bërë këtë, mjafton të përzgjidhni fotot nga biseda dhe të shtypni “krijo albumin”.
Këtë mund ta bëni edhe duke mbajtur shtypur njërën prej fotove. Nëse doni të shtoni foto të tjera në një album ekzistues, klikoni opsionin “Add to album”. Të gjithë pjesëmarrësit në bisedë mund të shohin, shtojnë, fshijnë dhe shkarkojnë fotot e ideot. Për të gjetur albumin, duhet të hyni në seksionin “Media” brenda bisedës.
Opsioni i ri nuk është aplikuar në aplikacionet e tjera të Meta si WhatsApp apo Instagram DM. Për të dërguar imazhe HD, mjafton që në momentin e përzgjedhjes të klikoni opsionin “HD”. Messenger duket se do të jetë një alternativë e mirë edhe për zëvendësimin e email-it për të dërguar dosje në Word, PDF, Excel dhe zip.
Gjithçka përdoruesit duhet të bëjnë është të shtypin shenjën e plusit (+) në bisedë dhe të dërgojnë dokumentin. Përditësimet do të jenë të disponueshme për të gjithë përdoruesit e Messenger. /ZOOM.AL/