zoom

Bota

Burrat me funde! Nga Brad Pitt te Lil Nas X, yjet që guxuan

Moda i kalon gjithnjë pritshmëritë dhe çdo trend i ri, i cili përqafohet mjaft mirë nga VIP-at me famë botërore është krejtësisht jashtë çdo parashikimi.

Moda ka tejkaluar çdo kufi, përfshirë përcaktimet gjinore. Nëse te vajzat kemi parë xhaketat e mëdha të quajtura “oversize”, te meshkujt po shohim gjithnjë e më shumë detaje “femërore”në veshjet e tyre.

Të gjithëve u bëri përshtypje aktori Brad Pitt, në premierën e filmit të ri “Bullet Train” muajin e kaluar, ku shfaqej me një kostum lino, por jo me pantallona, por me fund dhe një këmishë ngjyrë rozë.


Kështu Pitt iu shtua listës që yjeve që në veshjet e tyre kanë zgjedhur që të mos e marrin aspak parasysh gjininë. Edhe Oscar Isaac është parë me një fund deri në gju në premierën e “Moon Knight” apo Lil Nas X me një fund të shkurtër rozë me shkëlqim.

Ky trend është përqafuar edhe nga VIP-a të tjerë si Billy Porter, ylli i “Schitt’s Creek”, Dan Levy, basketbollisti Russell Westbrook dhe reperi A$AP Rocky.

Edhe pse fundet shihen si pronë e grave, burrat i kanë veshur ato në periudha të ndryshme të historisë. Fustanella me plisa, për shembull, mund të shihen në statujat e lashta greke dhe romake, ndërsa versione më bashkëkohore që atëherë janë veshur në vendet e Ballkanit si Shqipëria, e cila i konsideron ato një kostum kombëtar.


Fustanet tartan kanë mbetur një element kryesor i krenarisë kombëtare për Skocinë që kur debutuan në shekullin e 16-të, megjithëse sot ato shpesh rezervohen për raste të veçanta.

Megjithatë, ka vende ku fustani te meshkujt është krejtësisht normal, si psh në të gjithë Azinë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe ishujt e Paqësorit./ Zoom.al

Postime të lidhura