Aplikacion
Universiteti me anë të një njoftimi në “Facebook”, e ka cilësuar si të pavërtetë këtë lajm. Ata nënvizojnë se vendimet, jepen përmes faqeve zyrtare të fakulteteve, e bëjnë thirrje që të injorohen njoftimet e tjera të ofruara nga kanale të tjera komunikimi.
Postimi i Universitetit të Tiranës:
Mësimi vijon normalisht në AUDITORË
Gjatë ditës së sotme, në rrjetin WhatsApp ka qarkulluar një njoftim i cili thekson se Universiteti do të vijojë procesin mësimor online.
Ky është një informacion i PAVËRTETË!
Gjejmë rastin të theksojmë se:
Informacionet dhe lajmet zyrtare të Universitetit të Tiranës shpërndahen vetëm në faqen zyrtare të internetit të Universitetit të Tiranës; në faqet zyrtare të Fakulteteve të UT-së dhe në faqet tona zyrtare në rrjetet sociale.
Mësimi vijon me prezencë fizike në AUDITORË në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës.
Lutje cilitdo student që të konsultojë dhe të konsiderojë vetëm kanalet zyrtare të komunikimit.
Faleminderit!
Ekzekutimi i djalit të ish-gjyqtarit në atentatin mafioz, gjendet në Farkë një Audi e djegur