zoom

Bota

Mes tmerrit të luftës, një çift kurorëzon dashurinë në Kiev

Pamje në dukje surreale, por krejtësisht të vërteta. Një çift nga Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, në periferi të Kievit kurorëzoi dashurinë përmes një ceremonie të pazakontë.

Fare pranë një postblloku, Valery dhe Lesya, të dy të veshur me kamuflazh u martuan nën shoqërinë e anëtarëve të tjerë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, dhe kryebashkiaku i Kievit.