zoom

Të gjitha

“Mirupafshim Shqipëria”/ Jennifer Lopez përshëndet në një video komentuesit shqiptarë

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, shquhet si një prej ikonave të bukurisë në mbarë globin. Ajo është e ndjekur nga miliona fansa në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh komunikon me ta.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “In the morning” realizoi një video-live me fansat e saj në Instagram, ku u përshëndet nga ndjekës anë e mbanë botës.

Mes të tjerash, duket se në sy këngëtares  i ra një nga fansat shqiptar, i cili vazhdimisht ka komentuar me “përshëndetje” dhe simbolin e flamurit kombëtar. Në fund të video-lidhjes me ndjekësit, Jennifer dëgjohet duke përshëndetur fansat e saj gjithë dashamirësi, teksa dërgon një përshëndetje të veçantë për Shqipërinë.

“Mirupafshim Shqipëria, ju pash juve përgjatë komenteve”, thotë Lopez në fund të videos e cila tashmë është shpërndarë gjithandej në Instagram dhe TikTok./L.K

/Zoom.al