zoom

Lajme

Mes projektligjeve të anuluara, edhe Investimet Strategjike! Çfarë do ndodhë dhe procedura

Sekretariati i Etikës e anuloi seancën dhe votimin në 30 minuta mes kaosit dhe tensioneve të 5 projektligjeve, mes tyre tre të rëndësishme. Por në të njëjtën kohë përcaktohet se do rivotohen seancën e ardhshme dhe kërkojnë të gjitha 71 vota.

Po seancën e ardhshme pritet edhe projektligji i Amnistisë penale, që kërkon 84 vota.

Grupi i PD pretendoi se të gjitha ligjet e votuara në seancën e 7 Marsit duhet të shpalleshin të pavlefshme, për shkak se nuk ishte plotësuar kuorumi i nevojshëm në Kuvend. Mes tyre ishin Investimet Strategjike, Burimet Ujore dhe Zonat e Mbrojtura.

Në këtë mënyrë u pranua kërkesa e Gazment Bardhit, që tha se më 7 Mars ligjet janë kaluar pa pasur korumin e nevojshëm. Në seancë votuan vetëm 68 deputetë, por se duhet të ishin së paku 71.

Pesë projektligjet pritet që të kalojnë për votim në seancën e radhës plenare. Projektligjet do të kalojnë vetëm për votim dhe nuk do të ketë diskutim, sepse konsiderohet se është ezauruar pjesa e diskutimeve për nismat përkatëse. /ZOOM.AL/