zoom

Lajme

Merr fund martesa e Arben Derhemit! Aktori pranon ndarjen nga gruaja

Aktori Arben Derhemi ka treguar për herë të parë si qëndron e vërteta për martesën e tij, pas lajmeve për ndarje nga bashkëshortja Iva Korumi.

Ai ka deklaruar se martesa e tyre ka marrë fund prej dy vitesh, duke shtuar se lajmet e kohëve të fundit ishin të qëllimshme.

“Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati dy vjet e gjysmë. Nuk e kuptoj, e gjitha ishte si me urdhër, e gjitha ishte e makinuar nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam dëgjuar shumë gjëra për miq, shokë të mitë të cilët i njoh shumë mirë, i di shumë mirë.

Por këtë radhë ishte shumë e çuditshme sepse e kam mbajtur larg jetën time private, larg televizionit, larg revistave, larg gjithçkaje sepse është e imja dhe e atyre që kanë qenë rreth meje. Kuptohet që ish-bashkëshortja ime ka të drejtën e vet që të revoltohet për një gjë të tillë sepse duam të mbajmë diçka jashtë kësaj. U vendos një moment që ne të ndahemi dhe kaq, s’ka asgjë të çuditshme”, tha Arben Derhemi.

Ai nuk ka treguar asgjë për arsyet e ndarjes, por në rrjet u aludua se shkak ishte bërë tradhtia e aktorit.